Justin Bieberi dhe Hailey Baldwin blejnë shtëpinë e parë pas martesës

08 prill 2019 | 17:57

Këngëtari Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Balëdin kanë blerë shtëpinë e parë të tyre pas martesës në shtator të 2018-s.

Një burim për “People” ka theksuar se çifti i famshëm ka disa kohë që kanë blerë këtë shtëpi dhe se e kanë rregulluar shumë mirë.

“Të dy janë shumë të gëzuar për shtëpinë e tyre të re. Menjëherë pasi u martuan, ata morën me qira një shtëpi, pastaj qëndruan në një hotel. Nuk ishte situata e mirë. Ata nuk mund të prisnin derisa ta gjenin shtëpinë e përsosur”, ka deklaruar ky burim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë,…