
Justin Bieberi mbron martesën e tij pas akuzave se nuk e do gruan
28 mars 2019
| 11:27
Justin Bieberi është akuzuar shpeshherë se ai nuk e dashuron bashkëshorten e tij Hailey Bieber, pasi ende kishte ndjenja për Selena Gomezin.
Këngëtari 25-vjeçar ka shkruar në “Instagram” duke iu përgjigjur një komenti që u bë lidhur me Selenën, që thoshte se martesa e tij me Haileyn ishte vetëm për t’u kthyer me Selena Gomezin.
Justini bëri një përgjigje të gjatë, pastaj e postoi në “Instastory”, me një mesazh për fansat “stop me këto mesazhe për Hailey dhe mua, nëse më doni, merrni këto mesazhe dhe ripostoni”.