
Justin Bieberi do të bëhet me vëlla
25 shkurt 2018
| 12:45
Babai i Justin Bieberit, Jeremy, ka bërë me dije se bashkëshortja e tij po pret një fëmijë.
Jeremy Bieber dhe Chelsey Robelo u martuan të hënën dhe me shpejtësi të mërkurën njoftuan se janë në pritje të një fëmije.
Justini në moshën 24-vjeçare do të bëhet vëlla. Ylli i muzikës pop ishte në ceremoninë e martesës së babait dhe në këtë dasmë nuk ka munguar Selena Gomez, e ftuara speciale e tij.