Justin Bieberi tërhiqet nga muzika

26 mars 2019 | 15:09

Justin Bieber është duke u tërhequr nga bota e muzikës për momentin.

Në një postim në llogarinë e vet në “Instagram”, ylli i popit ka zbuluar se do largohet përkohësisht nga muzika për tu përqendruar tek shëndeti i tij mendor.

“Kam lexuar shumë mesazhe ku keni thënë se doni një album. Gjatë moshës së adoleshencës dhe deri vonë jam marrë me muzikë. Por ju e keni parë sesa i palumtur isha unë në turneun e fundit dhe ju nuk e meritoni këtë. Ju paguani para për të ardhur dhe dëshironi një koncert energjik dhe unë nuk isha në gjendjen e duhur emocionale për ta dhënë këtë gjatë turneut”, ka thënë këngëtari.

Justini ka theksuar se dëshiron të fokusohet tek martesa e tij.

“Jam i fokusuar tek rregullimi i disa çështjeve të rrënjosura thellë, që shumë prej nesh kanë brenda vetes, që të mos copëtohem. Dua të fokusohem tek martesa ime dhe të jem babai që dua të jem”, ka thënë ai

25-vjeçari ka thënë se muzika është pjesë shumë e rëndësishme e tij, por nuk mund ta vendosë para shëndetit e familjes.

“Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen përpara familjes sime dhe shëndetit tim”, ka thënë Justini.

Ai u ka premtuar 106 milionë ndjekësve të tij në “Instagram” se do rikthehet me një album.

https://www.instagram.com/p/BvcVgLZnaOm/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim…