Justin Bieberi vazhdon t’i telefonojë Selena Gomezit
19 dhjetor 2018
| 11:13
Justin Bieberi ka filluar një kapitull të ri romantik me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin, por ende në zemrën e Justinit ka një hapësirë për Selena Gomezin.
Raportohet se këngëtari po përpiqet t’i afrohet ish të dashurës së tij. Megjithatë, qëllimet e tij nuk rrjedhin nga ndjenja romantike por, thjesht, nga shqetësimi për gjendjen e këngëtares. Selena u shtrua në një qendër rehabilitimi dhe doli vetëm pak kohë më parë, gjë që shqetësoi Justinin.
Ai u ndie i detyruar që t’i qëndronte pranë për ta kontrolluar gjendjen e saj mendore, pavarësisht se është i pandashëm nga bashkëshortja e tij Hailey. “Justin Bieberi vazhdon ta kontaktojë Selenën në telefon”, ka thënë një burim.