Justin Bieberi vuan nga një sëmundje

10 janar 2020 | 11:18

Këngëtari i njohur Justin Bieber ka bërë me dije se është diagnostikuar me sëmundjen ‘Lyme’. Këtë këngëtari e bëri të ditur përmes rrjetit social “Instagram”.

“Ndërsa shumë njerëz vazhdojnë të thonë se Justin Bieberi nuk po duket mirë, ata nuk kanë arritur të kuptojnë që unë së fundmi jam diagnostikuar me sëmundjen Lyme, e cila ndikoi në funksionimin tim si në lëkurë, tru, energji dhe në shëndet të plotë”, ka treguar ai.

Bieber ka thënë se edhe pse ka qenë një fazë e vështirë për të, me trajtimin e duhur ai do të kthehet si ka qenë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, duke folur për situatën…