Justin dhe Hailey, gati për të krijuar familje
Tashmë gjithçka është e konfirmuar, këngëtari Justin Bieber dhe modeluesja Hailey Baldwin janë fejuar.
Ata e kanë publikuar vet këtë lajm në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto, ku çifti shfaqet më romantik se kurrë.
“Zemra imë është tërësisht e jotja”, ka shkruar Bieber, teksa konfirmonte zyrtarisht zërat për një fejesë mes tyre.
Por mesa duket ky nuk është lajmi i vetëm që vjen nga çifti.
Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar tek lajmi i unazës së diamantit që Hailey mbante në gisht, mes rreshtave më pas do të lexohej momenti kur Justin flet për një familje, për të cilën ai do të përkujdesej gjithë jetën, duke shtuar tashmë zërat për një shtatzëni të 21-vjeçares.
Justin i ka propozuar më fejesë më 7 korrik (7/7) që sipas tij është numri i perfeksionit shpirtëror.
Unaza që Hailey mban tashmë në dorë është flori i verdhë dhe rozë 12 karat rozë dhe ka kushtuar 2 milionë dollarë.
Si rrallë herë, Bieber ka shprehur hapur dashurinë për Hailey, me fjalë të mëdha dhe premtime për një martesë bazuar në dashuri dhe respekt të ndërsjellët, ndërsa premton se do të kujdeset për familjen e tij.