Justin dhe Hailey super romantikë në përvjetorin e 5-të: Më ke pushtuar zemrën

14 shtator 2023 | 11:50

Ditën e sotme, Justin dhe Hailey Bieber festojnë 5 vite martesë. Në këtë përvjetor të rëndësishëm ata nuk i kanë kursyer fjalët e bukura për njëri-tjetrin, sidomos këngëtari i njohur.

Në një seri fotosh të tyre në “Instagram” artisti shkruan:

“Për më të shtrenjtën. 5 vite. Më ke pushtuar zemrën. Unë e di nga thellësia e shpirtit tim deri në kockat e mia se ky udhëtim me ty vetëm do të tejkalojë pritjet tona më të mëdha. Pra, le të vazhdojmë të ëndërrojmë. Gëzuar përgjithmonë. Të dua me çdo fije të qenies sime. GËZUAR 5 VJETORIN!!!”.

Edhe Hailey nga ana tjetër ndonëse jo kaq gjatë, pak dhe saktë në një postim me foto të tyret shkruan: “5. Të dua”.

Sakaq kujtojmë që së fundi dyshja janë përfolur se janë në pritje të fëmijës së parë. Megjithatë, as Hailey dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë konfirmuar apo folur për spekulime të tilla.

“Për më të shtrenjtën”/ Justin dhe Hailey super

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Leposaviqit ka votuar pro që kjo komunë…