Jusuf Buxhovi tregon arsyejën pse ai u largua nga LDK-ja
Njëri ndër themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi ka thënë se njëra ndër arsyet e largimit të tij nga ajo parti ishte shkrirja e LPK’së në të.
Buxhovi thotë se nuk ka asgjë kundër LPK-së por se ishin ideologjikisht të kundërt.
“Unë nga LDK’ja nuk jam larguar kurrë. Por vetëm nga udhëheqësia. U largova në 92-tën. Ishin shumë arsye. Kisha arsye personale. Një prej tyre ishte edhe përfshirja e LPK’së në LDK. Nuk kisha asgjë kundër pasi edhe ata ishin shqiptarë. Kërkoheshin edhe nga ndërkombëtarët, por ne nuk ndërlidheshim. Ishim ideologjikishit të kundërt. Edhe mënyra e ardhjes së tyre. Unë kërkoja që të nënshkruheshin sikur anëtarë të tjerë”, tha ai.
Ai thotë se LPK ka meritat e saj, por gjithsesi sulmet që i bëhen atij nuk janë të drejta sot.
“LPK-ja ka një meritë të mirë pasi kur u pasivizua rezistenca për armatosje ata nuk u ndalën”, shtoi ai.
Tutje Buxhovi tha se nuk kishte asnjëherë ndërmend që të bënte karrierë në politikë por që ishin të imponuar që të futeshin në të.
“Nuk kishim asnjëri ndërmend të bënim karrierë. Rugova vazhdoi edhe pas luftës dhe ishte tërë kohën aktiv në jetën politike. Por shumica nga themeluesit gradualisht u larguan dhe u morrën me aspekte tjera”, shtoi ai.