Jusuf Thaçi reagon pas shkrimit të rektorit të UP-së, ka disa fjalë për Vetëvendosjen
Analisti dhe eksperti i arsimit, Jusuf Thaçi, ka reaguar pasi sot Këshilli Drejtues i UP-së ka shkarkuar, Naser Sahitin nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.
Thaçi ka thënë se Sahiti është shkarkuar nga si rezultat i unifikimi i grupeve të interesit të lidhur me pushtetin dhe grupet e interesit brenda universitetit.
Ai ka thënë se shkarkimi i Sahitit për menaxhim s’mund të ketë ndodhur meqë Sahitit nuk i është dhënë vërejtje nga askush për punën e bërë.
Thaçi ka thënë se e vërteta për shkarkimin e tij nga grupet e interesit të lidhura me politikën dhe ato brenda UP-së është e vërtetë e hidhur.
Më tutje, Thaçi ka thënë se ky veprim për shkarkimin e Sahitit nuk do të mund të ndodhte pa anëtarët e Ministrisë së Arsimit që janë në kuadër të Këshillit Drejtues të UP-së.
“Lëvizja Vetëvendosje foli qartë: ‘Nuk po na intereson që UP-ja me qenë e mirë, po na intereson që UP-ja me qenë e jona!’”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Çka na tregon shkarkimi i rektorit të UP-së?
Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës (UP) përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve 5 të përzgjedhur nga Senati i UP-së dhe 4 të deleguar nga MAShTI.
Shkarkimi i rektorit të UP-së me 8 vota pro, pra me kaq konsensus të lartë të KD-së, mund të tregojë vetëm njërën nga këto dy gjëra:
1. Rektori ka qenë skandaloz në menaxhim të UP-së dhe si rezultat i këtij keq-menaxhimi është rritur presioni publik për shkarkimin e tij, ose
2. Grupet e interesit të lidhura me pushtetin dhe grupet e interesit brenda UP-së janë unifikuar për të çuar përpara interesat e tyre në dëm të interesit, integritetit, autonomisë, stabilitetit dhe cilësisë së UP-
së.
Meqë opsioni i parë nuk është i vërtetë, sepse nuk kemi parë skandale të rektorit dhe organizatat që e monitorojnë UP-në kanë konstatuar punën e mirë të tij, atëherë opsioni i dytë del të jetë i vërtetë.
Sigurisht e vërtetë e hidhur!
Me këtë veprim të shkarkimit të rektorit, i cili nuk do të mund të ndodhte pa të deleguarit e MAShTI-t në KD të UP-së (pra nuk do të ndodhte pa miratimin e ministrisë/qeverisë), Lëvizja Vetëvendosje foli qartë: “Nuk po na intereson që UP-ja me qenë e mirë, po na intereson që UP-ja me qenë e jona!”.
Pra, saktësisht e njëjta qasje ndaj UP-së që e kanë pasur të gjitha partitë tjera politike që kanë qeverisur në Kosovë që nga paslufta.
Bravo LV!
Po me rektorin ç’patën!?