![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/jusuf-scaled-1.jpg)
Jusuf Thaçi: SBASHK-u duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale nëse vazhdon ta mbrojë mospunën e mësuesve
03 maj 2021
| 19:22
Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj SBASHK-ut që po kundërshton testimin e mësimdhënësve. Thaçi thotë se nëse do të vazhdojë qasja e tillë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë atëher ajo duhet shpallur organizatë kriminale.
Thaçi qysh më 2016 nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook kishte kërkuar testimin e mësimdhënësve.
“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, shkruan Thaçi në Facebook.