Jusuf Ulaj është emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit

17 nëntor 2021 | 16:37

Ish-drejtori i ShSKUK-së, neuropsikiatri Jusuf Ulaj, është emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.

“VVazhdojmë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për shëndetësi!”, ka shkruar Shkreta në profilin e tij në “Facebook”.

Ulaj është anëtar i Komiteti për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e parë të punës, ministri i Shëndetësisë, Rifat…