Juve arrin marrëveshje me sulmuesin e Barcelonës

02 shtator 2020 | 12:04

Juventusi ka vepruar shpejt dhe ka arritur një akord me agjentin e Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian do të largohet nga Barcelona pas gjashtë viteve të kaluara në “Camp Nou”.

Kampionët e Italisë janë gjatë gjithë verës në kërkim të një qendërsulmuesi dhe ia kanë dalë të bindin lojtarin e njohur. “Sportmediaset” raporton se 33-vjeçari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare dhe do të përfitojë rreth 10 milion euro neto në sezon.

Tani është pjesa me e vështirë, gjetja e një akordi me Barcelonën. Suarez ka edhe një vit kontratë me klubin katalanas, që nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij. Gjithsesi, drejtuesit e Juves janë plot besim se nuk do të vuajnë për të arritur marrëveshjen finale me homologët spanjollë, sidomos pas asaj të arritur me lojtarin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej kohësh Keisin dhe Stresin nuk i shohim më bashkë.…