Juve arrin marrëveshje me yllin e Barcelonës
30 dhjetor 2021
| 15:09
Juventusi tashmë ka arritur një marrëveshje në parim me Moussa Sissoko, agjent i Ousmane Dembele.
Këtë lajm e shpalos gazeta katalanase ‘Sport’, gjithmonë e vëmendshme ndaj ngjarjeve të klubit blaugrana.
Transferimi në Torino i francezit, zbulon gazeta, duhet të bëhet në verë. Dembele, të cilit i skadon kontrata me klubin katalanas dhe nuk e ka rinovuar ende, ka dhënë ok për t’u transferuar në Itali, por fillimisht duket i gatshëm të presë lëvizjet e PSG-së, klubi ku do të preferonte të shkonte. Orët e ardhshme, shkruan ‘Sport’, do të jenë vendimtare.