Juve barazon me Torinon, rrezikon Ligën e Kampionëve

03 prill 2021 | 20:18

Barazim spektakolar në derbin mes Torinos dhe Juventusit, sfidë që përfundoi në barazim 2-2. Një hap fals i bardhezinjve të Pirlos, të cilët rrezikojnë seriozisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kampionët në fuqi ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 13-të. Federico Chiesa lëvizi bukur në krahun e majtë, u fut në zonën kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë. Torino nuk u dorëzua.

“Vendasit” gjetën golin e barazimit 14 minuta më vonë. Antonio Sanabria përfitoi nga një grushtim i polakut Szczesny dhe rikthye baraspeshën. Sulmuesi nga Paraguai realizoi një tjetër gol sapo filloi pjesa e dytë e ndeshjes.

Gafë e Kulusevskit, finalizim i lojtarit latin dhe Torino e Mërgim Vojvodës (e zhvilloi të plotë ndeshjen) në avantazh. Juventusi reagoi dhe gjeti barazimit edhe falë “ndihmës” së VAR-it. Cristiano Ronaldo shënoi me kokë nëntë minuta nga fundi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, po…