Juve befasohet nga Verona e Rrahmanit dhe Kumbullës
08 shkurt 2020
| 22:49
Kampioni i Italisë, Juventusi ka pësuar në udhëtim te Verona, me vendasit që arritën të përmbysin rezultatin.
Verona e fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 1. Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e epërsisë për Juven në minutën e 65.
Por, vendasit në vazhdim shënuan dy herë. Shifrat i barazoi Borini në minutën e 76. Kurse golin e fitores e shënoi Pazzini në minutën e 86 nga penaltia.
Për 90 minuta në këtë takim luajtën dyshja shqiptar Amir Rrahmani e Marash Kumbulla, që ia dolën mjaft mirë kundrejt yjeve të Juventusit. Juventusi mbetet në kuotën e 54 pikëve në vendin e parë, derisa Verona në vendin e gjashtë ka 34 pikë.