Juve dështon ndaj Beneventos
28 nëntor 2020
| 21:27
Juventusi bën ndalesën e radhës në Seria A. Skuadra e Pirlos duket se nuk di të fitojë ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla, teksa nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Beneventos.
Ndeshja nisi mirë për bardhezinjtë që do të gjenin golin e avantazhit në minutën e 20-të. Alvaro Morata dhuron spektakël me një lëvizje të bukur në hyrje të zonës dhe më pas e dërgon topin në fundin e rrjetës.
Në fundin e fraksionit të parë, Benevento do të befasonte duke shënuar golin e barazimit me Letizian pas një goditje fluturimthi. Pavarësisht zëvendësimeve në pjesën e dytë, Juventusi nuk arriti që të shënonte një tjetër gol, ndërkohë që në përfundimin e ndeshjes, gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Moratën për shkak të protestave.