Juve dhe Barça interesohen për yllin e Unitedit

05 shkurt 2021 | 16:11

Juventusi vijon të jetë në kërkim të një partneri për Cristiano Ronaldo. Afrimi i Morata nuk plotëson kurrsesi egon e një ekipi që kërkon të fitojë Champions League, për këtë arsye drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” priten të jenë sërish aktiv në merkaton e verës me një objektiv kryesorë, gjetjen e një sulmuesi.

Marcus Rashford mund të largohet në fund të sezonit nga Man.United dhe shumë klube kanë nisur sondazhet për të kuptuar nëse ekziston mundësia të sigurojnë shërbimet e sulmuesit anglez. Mes klubeve të interesuar është edhe Juventus, të gatshëm të nisin negociatat me “djajtë e kuq” dhe me përfaqësuesit e lojtarit.

Kartoni i Rashford vlerësohet me 80 milion euro, një shifër jo e vogël por që drejtuesit e Juves shpresojnë ta plotësojnë me largimin e disa lojtarëve në fund të sezonit. Rashford përfaqëson një “top player” dhe si i tillë edhe paga e tij vjetore është jo pak e rëndësishme në këto negociata. Në garë për sulmuesit e Manchester United mund të përfshihet edhe Barcelona, një skuadër që gjithashtu e ndjek prej kohësh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Restoranti ku Rita Ora mbajti ditëlindjen e saj të 30-t,…