
Juve dhe Interi në garë për Çalhanoglun
16 nëntor 2020
| 11:12
Dy klubet italiane, Interi dhe Juventusi, janë të interesuara që gjatë janarit ta transferojnë anëtarin e Milanit, Hakan Çalhanoglu.
Turkut i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021 dhe negociatat që ta rinovojë kontratën thuhet se janë të komplikuara. 25-vjeçari fiton 2.5 milionë euro për sezon dhe agjenti ka bërë kërkesë që paga t’i rritet në pesë ose gjashtë milionë euro për sezon.
Sipas “Tuttosport”, Interi dhe Juventusi janë të interesuar për ta transferuar mesfushorin e talentuar, derisa “Zonja e Vjetër” ka ofruar Federico Bernardeschin për ta shkëmbyer në janar. Sidoqoftë, ideja e Milanit është ta mbajë lojtarin deri në fund edhe nëse kjo nënkupton që të humbin pa fituar para.