![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/102130131-5bdae48d-3c46-46a9-9172-12b3485a8b5f.jpg)
Juve dhe Interi në garë për Chiesan
01 dhjetor 2018
| 13:51
Federico Chiesa është në listën e Juventusit dhe Interit.
Sipas Tuttosport, dy skuadrat kryesore në Itali janë vënë në kërkim të yllit të Fiorentinës, Federico Chiesas. Chiesa (21), i cili ka impresionuar për Fiorentinën deri me tani këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke bërë dy asistime në Serinë A.
Juventusi ka kohë që e përcjell Chiesan dhe konsiderohet favorit, edhe pse Interi mund t’i ofrojë atij më shumë minuta në formacionin kryesor sesa kampionët e Italisë.