Juve dhe Interi në garë për yllin e PSG-së

08 maj 2020 | 14:00

Ndonëse akoma nuk është përcaktuar data për rifillimin e kampionatit, drejtuesit e Interit dhe Juventusit po punojnë për lëvizjet që do bëjnë në ekipet e tyre në merkato.

Të dy klubet kanë një objektiv të njëjtë, teksa kanë shfaqur interes për mbrojtësin e PSG-së, Tomas Munier.

Ky i fundit do të largohet nga kampionët e Francës në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij mund të jetë pikërisht në Itali.

“Le Parisien” shkruan dy klubet italiane kanë rënë në gjurmët e futbollistit dhe do përpiqen ta bindin atë të kalojë në Serie A, duke ditur që në verë do të jetë edhe një lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me PSG-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSh) në Viti ka…