Juve dhe Reali në garë për Kane

17 mars 2020 | 10:09

Juventusi është në betejë me Real Madridin për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane, gjatë afatit kalimtar të verës.

Anglezi Harry Kane ka qenë i përfolur për një largim të mundshëm nga klubi londinez Tottenham, përderisa këta të fundit s’kanë arritur ta shfaqin këtë sezon formën e sezonit të kaluar, kur arritën në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton.

Jose Mourinho nuk ka arritur ta përmirësojë situatën në Tottenham, që kur erdhi në këtë pozitë në vend të Mauricio Pochettinos të lënduar. Megjithatë, në situatën e klubit kanë ndikuar edhe mungesat e shumta në skuadër shkaku i lëndimeve.

E përditshmja spanjolle, AS, sugjeron se Kane dëshiron të largohet nga klubi anglez, ndërsa për sulmuesin tashmë thuhet se kanë shprehur interesim “Los Blancos” dhe “Zonja e Vjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia të hënën i ka raportuar 349 vdekje të reja…