Juve e dëshiron Donnarumman
Juventusi i është drejtuar Paris Saint-Germainit për të kërkuar rikthimin e Gianluigi Donnarummas në Itali, pasi Wojciech Szczesny kërkohet nga Bayern Munich.
Sipas gazetarit nga “SportItalia”, Alfredo Pedulla, deri më tani ka qenë vetëm një hetim eksplorues për të marrë një ide mbi shifrat.
Ish-portieri i Milanit ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi dhe situata e tij në Paris është gjithnjë e më e paqëndrueshme.
Ardhja e trajnerit të ri Luis Enrique nuk është shqetësimi i vetëm, pasi Donnarumma është gjithashtu i shqetësuar pasi një bandë hajdutësh e mbajtën atë dhe të dashurën e tij nën kërcënimin e armëve në shtëpinë e tyre në fillim të këtij muaji.
Ndërsa, 24-vjeçari gjithmonë do të donte një rikthim në Itali, Juventusi po shikon alternativa sepse Bayern Munichi po synon transferimin e Szczesnyt, nëse Yann Sommer përfundimisht shitet te Interi.
“Gardiani” i Italisë ka kontratë të vlefshme me parisienët deri më 30 qershor 2026.