Juve e fitoi derbin ndaj Torinos
18 shkurt 2018
| 14:36
Skuadra e Juventusit sot e ka fituar derbin ndaj Torinos (0-1), ndeshje e zhvilluar në kuadër të Serisë A.
“Zonja e Vjetër” e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 33-të, nëpërmjet Alex Sandro. Torino kishte rastet e veta, por rezultati final mbeti 0-1.
Nga ora 15:00 zhvillohen ndeshjet tjera në Seria A për këtë xhiro, kurse në orën 20:45, Milani do të luajë ndaj Sampdorias.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)