Juve e fiton miqësoren ndaj Interit
24 korrik 2019
| 15:49
Kampionia e Italisë, Juventus e ka fituar miqësoren ndaj Interit (4-3), pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt përfundoi 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 për Interin, derisa shënues ishte Matthijs de Ligt, i cili në tentim për të larguar topin shënoi autogol. Rezultatin e barazoi Cristiano Ronaldo në minutën e 68-të. Portugezi realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Në penallti Juventusi shënoi katër gola dhe dështoi dy herë, derisa Interi shënoi tri herë dhe tri herë dështoi.
/Epoka e re/