Juve e sheh Lukakun pasardhës te Mandzukiqit
26 dhjetor 2018
| 11:56
Mario Mandzukiq është “lideri i heshtur” i Juventusit, pasi ylli kroat luan ku do trajneri, sakrifikon shumë dhe, siç ka treguar në vitet e fundit, shënon gjithnjë e më shpesh gola me peshë për bardhezinjtë, ashtu siç ka bërë në këtë sezon ndaj Interit e Romës.
Por në fund të këtij sezoni kroati do të jetë 33-vjeçar dhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë filluar që tani të mendojnë për ta gjetur zëvendësuesin e tij dhe për këtë kanë hedhur sytë nga kampionati anglez.
Mediet britanike kanë raportuar se klubi italian e ka pikëtuar sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, si zëvendësim për Mandzukiqin.