Juve e sheh Milikin si zëvendësues të Higuainit
17 maj 2020
| 10:34
Juventusi ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Gonzalo Higuain që me shumë gjasa do të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e verës.
Sipas gazetës torineze Tuttosport, futbollisti ideal për të marrë vendin e El Pipitas te bardhezinjtë është Arkadiusz Milik.
Polaku i Napoli prej kohësh ka përfunduar në axhendën e Fabio Paraticit me drejtorin sportiv të Juves që shikon te Milik lojtarin e duhur për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij. Milik ka një kontratë që i skadon me Napolin pas 1 viti dhe nëse nuk rinovon të kaltrit do të jenë të detyruar ta shesin për të mos e humbur me parametër zero.
Për më tepër polaku paguhet më pak se argjentinasi Higuain dhe kjo konsiderohet një favor nga ana e Paraticit.