Juve ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Dybalas
14 mars 2021
| 16:30
E ardhmja e Paulo Dybala është një dilemë e vërtet në shtëpinë e Juventusit. Prej kohësh, sulmuesi ka humbur radarët për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që forma e tij ka qenë shumë e dobët edhe në aktivizimet e pakta që ka pasur.
Trajneri Andrea Pirlo preferonte në sulm dyshen Cristiano Ronaldo-Morata, me Dybalan që shpesh e niste si një zëvendësues. Sidoqoftë, prej disa kohësh argjentinasi është i dëmtuar dhe duket e vështirë për të, që të rikthehet si protagonist këtë sezon.
Mediat italiane bëjnë me dije se agjenti i lojtarit nuk ka pasur asnjë takim me drejtorin Paratici. Bardhezinjtë nuk do të dëshironin që ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm dhe sipas gjasave pritet ta nxjerrin në shitje sulmuesin.