Juve fiton derbin ndaj Lazios

20 nëntor 2021 | 20:11

Juventusi ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Lazios.

Skuadra bardhezi mori një sukses të pastër 2-0 në “Olimpico”, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve, aq sa edhe barhdekaltrit.

Ndeshja nisi më mirë për ekipin torinez. Në minutën e 23-të, Cataldi shkakton faull ndaj Moratës brenda zonës, teksa arbitri i ndihmuar nga VAR akordoi 11-metërsh. Nga pika e bardhë kapiteni Bonucci do të tregohej i saktë, duke kaluar ekipin torinez në avantazh.

Skuadra e Allegrit menaxhoi më së miri avantazhin, duke mos u rrezikuar thuajse asnjëherë në prapavijë. Në kahun tjetër pak minuta nga fundi, pas një shpërthimi të Chiesës, Reina shkaktoi një tjetër penallti.

Bonucci do të merrte përsipër sërish 11-metërshin duke e finalizuar në mënyrën më të mirë. Juventus në këtë mënyrë merr një tjetër sukses në sfidat direkt, por këtë sezon ka lënë shumë pikë me ekipe më të dobëta. Hysaj bëri një paraqitje të mirë në krahun e majtë, ndërkohë që Strakosha e ndoqi sfidën nga stoli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore kundër Nantes me rezultat 3-1,…