Juve fiton derbin ndaj Romës
23 dhjetor 2017
| 22:56
Derbi i xhiros së 18 në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Romës i ka takuar kampionit në fuqi.
Bianconerët arkëtuan pikët e plota me golin e vetëm të shënuar nga mbrojtësi Benatia, në minutën e 18, transmeton Koha.net.
Përkundër që Roma pati topin më shumë në këmbët e veta, ishte Juventusi që ishte më direkte duke krijuar më tepër raste shënimi, 22 kundrejt Romës që pati 12 goditje.