Juve fiton ndaj Salernitanës

20 mars 2022 | 17:05

Juventus ka fituar pak çaste më parë ndaj Salernitanës me rezultatin 2-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 5-të nga Dybala pas një asistimi nga sulmuesi serb, Vlahoviq.

Ndeshja ishte totalisht në kontrollin e “Zonjës së Vjetër”, ku në minutën e 29-të vjen edhe goli i dytë. De Sciglio një top për Vlahoviq dhe sulmuesi e dërgon topin në rrjetë për të dyfishuar rezultatin.

Pjesa e dytë ishte e menaxhuar mirë dhe me kujdes nga Juventus, edhe pse Salernitana provoi të tregohej e rrezikshme.

Me këtë fitore Juventus futet në garë për Scudetton dhe tashmë ndodhet vetëm një pikë pas Interit, në vendin e katërt me 59 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E përditshmja kryesore suedeze Dagens Nyheter publikoi dje një bisedë…