Juve fiton Superkupën e Italisë
16 janar 2019
| 20:34
Juventusi ka fituar 1-0 në Superkupën e Italisë që është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Jeddah të Lindjes së Mesme.
Stadiumi “King Abdullah” ka qenë impianti që ka pritur dy gjigantët italianë për të zhvilluar këtë sfidë që zhvillohet mes fituesit të kampionatit dhe atij të kupës në Itali.
Meqenëse Juventus i ka fituar të dy trofetë sezonin e kaluar, Milan merr pjesë si finalisti i Coppa Italia.
Juventus e ka fituar për të tetën herë këtë kompeticion, duke iu shkëputur Milan që mbetet me shtatë.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e fitores në minutën e 61’, ndërsa Kessie duhet të linte lojën para kohe për shkak të kartonit të kuq që është dhënë me ndihmën e VAR-it.