Juve gabon ndaj Udineses
Juventusi është ndalur me barazim nga Udinese në ndeshjen e parë të Serie A duke barazuar me rezultat 2-2. Dy golat për Juventusin i shënoi Dybala (3) dhe Cuadrado (23) kurse për Udinesen Perreira (51) dhe Deulofeu (84).
Juventusi e ka nisur me barazim Seria A duke barazuar me Udinesen 2-2. Në këtë ndeshje Ronaldo nuk startoi nga minuta e parë derisa pati edhe një gol të anuluar nga VAR në minutat shtesë të ndeshjes, të cilin e shënoi Ronaldo.
Juventusi e nisi shumë mirë këtë ndeshje ku qysh në minutën e 3-të shënoi gol Dybala pasi mori një top të mirë nga Bentacur.
Dybala do të ishte në rolin e asisituesit në golin e dytë pasi që pasoi për Cuadradon që dyfishoi rezultatin në 0-2 në minutën e 23-të të ndeshjes.
Pjesa e parë do të përfundonte me këtë epërsi të mirë të Juventusit.
Në pjesën e dytë Juventusit nuk i shkuan llogaritë si duhet.
Fillimisht në minutën e 51-të u akordua penallti për vendasit të cilën në gol e shndërroi Perreira.
Ronaldo në këtë ndeshje do të aktivizohej në minutën e 60-të në vend të Alvaro Moratas që sonte nuk ishte në formën e tij më të mirë për të luajtur.
Gabimi trashanik i Szczesny në minutën e 84-të bëri që vendasit ta barazojnë rezultatin në 2-2 me anë të Deulofeu.
Juventusi për një moment u mendua që e fitojë këtë ndeshje pas Ronaldo shënoi gol në minutën e katër shtesë të ndeshjes por VAR e anuloi golin.
Kjo është ndeshja e parë e sezonit të Juventusit për sezonin e ri në Serie A, kurse ndeshja e parë e Max Allegrit në stolin e bardhezinjve.