Juve, gati të ofrojë 70 milionë euro për Jesusin
Dënimi i Manchester Cityt me dy vjet përjashtim nga Liga e Kampionëve mund të bëjë që shumë yje të largohen nga kjo skuadër. Një nga lojtarët që pritet të largohet është edhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus.
Reprezentuesi brazilian është objektivi kryesor i kampionit të Italisë, Juventusit, për repartin ofensivë. Mediat italiane kanë raportuar se tanimë drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, ka qenë në Angli dhe ka pasur një takim me brazilianin dhe agjentin e tij. 22-vjeçarit i pëlqen ideja të luajë për Juventusin dhe nuk e ka mohuar transferimin te kampioni italian.
Juventus tani duhet ta bindë Cityn që të heqë dorë nga ylli i tyre, por për të arritur deri te Jesus, “Zonja e Vjetër” duhet të shpenzojë së paku 70 milionë euro. Jesus këtë edicion është paraqitur në 36 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 18 gola dhe ka bërë nëntë asistime.