Juve i shtohet garës për De Ligt

07 shkurt 2019 | 11:31

Juventusi kërkon ta sfidojë Barcelonën në garë për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs De Ligt.

“Bardhezinjtë” duket se janë në avantazh ndaj katalanasve për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Gjithashtu, sipas raportimeve të medieve italiane, presidenti i Juves, Andrea Agnelli, ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Ajaxit, Edwin Van der Sar, ku kanë folur rreth transferimit të mbrojtësit në Torino. Përveç Juventusit dhe Barcelonës, Matthijs De Ligt ndiqet edhe nga anglezët e Manchester Cityt.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas…