Juve ia ofron Higuainin Interit

26 prill 2019 | 15:59

Juventus ia ka ofruar Interit mundësinë e transferimit të Gonzalo Higuain-it këtë verë, sipas raportimeve të Calcio Mercato.

Sulmuesi argjentinas aktualisht luan te Chelsea në formë huazimi, mirëpo “Zonja e Vjetër” nuk është e interesuar që ta mbajë më.

Ai ka arritur t’i realizojë 10 gola në të gjitha garat këtë stinor, fillimisht me Milanin e më pas me Të Kaltrit.

Ish-ylli i Real Madridit kishte qenë vital për Juven në dy sezonet e kaluara mirëpo pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në “Juventus Stadium” si duket nuk ka më vend për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtorët e Real Madridit janë të interesuar ta shesin Iscon…