Juve interesohet për Van Dijk
10 shkurt 2025
| 17:03
Juventusi po përgatitet të luftojë me klube të tjera evropiane për Virgil van Dijk nëse bisedimet e kontratës së tij me Liverpoolin nuk ecin në mënyrën e duhur.
Mbrojtësi holandez 33-vjeçar mund të largohet si lojtar i lirë në verë, shkruan gazetari Ekrem Konur.
Van Dijk iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017, duke fituar të dyja, Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Ai është kapiten dhe njëri nga lojtarët kryesor të Liverpoolit ndër vite.
Këtë sezon, kapiteni i “Reds” ka bërë 33 paraqitje, duke shënuar tre gola dhe një asistim.