Juve kërkon rikthimin e Buffonit
26 qershor 2019
| 17:33
Gianluigi Buffon mund të kthehet te Juventus, por jo menjëherë në rol drejtuesi, por si futbollist.
Sipas asaj që publikohet së fundmi në median italiane, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i ka propozuar 41-vjeçarit që fillimisht të jetë zëvendësi i portierit Wojciech Tomasz Szczesny, për një sezon përpara se të marrë zyrtarisht rol drejtuesi te klubi bardhezi.
Largimi i mundshëm i portierit të dytë të bardhezinjve, Perin i jep mundësinë Juventusit që të mund të arkëtojë 20 milionë euro. Në këtë pikë del emri i Buffon që është gati të kthehet në shtëpinë e tij ndoshta për të provuar për herë të fundit të fitojë Ligën e Kampionëve.