Juve kërkon sërish fitore ndaj Unitedit për vendin e parë në grup 

07 nëntor 2018 | 11:43

Manchester United do të luhet të mërkurën, më 7 nëntor 2018, në orën 21:00, në stadiumin “Allianz” të Torinos. “Zonja e Vjetër”, udhëheqëse e grupit H, me pikë të plota, do t’i presë “Djajtë e Kuq” në ditën e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për bardhezinjtë nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm për ta marrë kualifikimin matematikor për në raundin e dytë, atë me eliminim të drejtpërdrejtë të këtij kompeticioni, dy ndeshje para përfundimit të fazës së grupeve. Në rast të fitores, Juventusi gjithashtu, do ta ketë sigurinë e vendit të parë në grup. Allegri duhet ta konfirmojë modulin 4-3-3 të ndeshjeve të fundit, me disa ndryshime të detyruara për shkak të mungesave të shumta. Në mesfushë Khedira mund të luajë nga minuta e parë, si edhe Mandzukiqi në sulm.

Chiellini është rikthyer, ndërsa Bernardeschi nuk do të jetë gati. Për t’u vlerësuar janë Cancelo, Matuidi dhe Douglas Costa: të tre ende nuk janë të sigurt për të startuar nga fillimi. De Sciglio është një kandidat për trashëgiminë e mbrojtësit portugez. Disa informacione mund të nxirren nga seancat e trajnimit të Mourinhos, të cilat konfirmojnë treshen Martial, Pogba dhe Sanchez, pas sulmuesit të vetëm, Lukaku. Herrera kthehet në mesfushë, së bashku me Matiqin, pas testit të mirë në Premierë Ligë. Juventusi dhe Manchester Unitedi deri më tani janë përballur 13 herë, me një bilanc prej gjashtë fitoresh të bardhezinjve (e fundit në ndeshjen pararendëse), pesë fitore të “Djajve të Kuq” dhe dy barazime.

Grupi E

21:00 Bayern Munchen – AEK Athens
21:00 Benfica – Ajax

Tabela

  1. Ajax                 3 7 pikë
  2. Bayern M.      3 7
  3. Benfica           3 3
  4. AEK Athens  3 0

Grupi F

21:00 Lyon – Hoffenheim
21:00 Manchester City – Shakhtar Donetsk

Tabela

  1. Manchester City       3 6 pikë
  2. Lyon                            3 5
  3. Hoffenheim               3 2
  4. Shakhtar Donetsk     3 2

Grupi G

18:55 CSKA Moscow – Roma
21:00Viktoria Plzen – Real Madrid

Tabela

  1. Real Madrid      3 6 pikë
  2. Roma                  3 6
  3. CSKA M.             3 4
  4. Viktoria Plzen    3 1

Grupi H

18:55 Valencia – Young Boys
21:00 Juventus – Manchester United

Tabela

  1. Juventus                     3 9 pikë
  2. Manchester United  3 4
  3. Valencia                     3 2
  4. Young Boys               3 1

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrallë ka njerëz që telefonin nuk e mbajnë afër vetes…