Juve kërkon yllin e Chelseat
04 janar 2020
| 11:38
Juventusi e nisi vitin 2020 me blerjen e Kulusevskit nga Atalanta dhe duket se bardhezinjtë nuk do të ndalen me kaq.
Siç raporton “Corriere Torino”, bardhezinjtë janë të fokusuar te lojtari i Chelsea, Emerson Palmieri. Paratiçi është duke biseduar me Chelsean për mbrojtësin e krahut, por mesa duket operacioni nuk është i lehtë.
“Zonjës” i duhet një mbrojtës krahu si Emerson Palmieri, për të kompletuar krahët e repartit difensiv. Mauricio Sarri jep aprovimin e tij për këtë lojtar, pasi e ka pasur nën urdhra sezonin e shkuar te londinezët.
Nga ana tjetër, Juventusi mendon kthimin nga huazimi te Calgarit, të Pelegrinit, që e bleu në merkaton e verës.