Juve me tetë mungesa kundër Empolit

25 shkurt 2022 | 11:28

Lista e lëndimeve te skuadra e Juventusit sa vjen dhe shtohet. Trajneri Massimiliano Allegri edhe pse shfaqet gjithmonë optimist, është i detyruar që në transfertën e radhës ndaj Empolit të ketë shumë mungesa.

Të shtunën bardhezinjtë nuk do të kenë në dispozicion plotë 8 futbollistë. Bëhet fjalë për McKennie, Kaio Jorge, Dybala, Rugani, Bernardeschi, Chiellini, Alex Sandro dhe Chiesa.

Thuajse një skuadër e tërë në infermieri. I fundit që ju bashkua listës është Kaio Jorge, i cili u dëmtua me skuadrën e U23. Sulmuesi i ri brazilian është operuar në gjurin e djathtë dhe do të mungojë plotë 8 muaj. Allegri shpreson që të paktën të ketë për ndeshjen e kthimit ndaj Villarealit mbrojtësin Alex Sandro dhe Bernandeschin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është duke vazhduar me sulmet e njëpasnjëshme në Ukrainë.…