Juve merr tri pikë ndaj Sassuolos

10 janar 2021 | 22:52

Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke mposhtur Sassuolon. “Bianconerët” fituan me rezultat 3-1.

Gjatë pjesës së parë pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk ia doli të ‘tund’ portën kundërshtare, duke shkuar në pushime me rezultatin që nisi ndeshja.

Ishte Danilo pas një gjuajte të bukur që zhbllokoi shifrat (51′). Sassuolo pavarësisht që ishte me 10 lojtarë në fushë, ia doli të barazoi përmes Defrel (59′).

Por, epërsinë e riktheu Ramsey në minutën e 82-të, derisa fitoren e vulosi Cristiano Ronaldo në fundin e ndeshjes (90+2). Me këtë fitore, Juventusi ngritët në pozitën e katër me 33 pikë, derisa Sassuolo qëndron në vendin e shtatë me 29 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një oficer veteran policie, një anëtar i policisë së Capitolit,…