Juve mposhti Brescian
16 shkurt 2020
| 17:03
Juve ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 2-0 Brescian. ‘Zonja e Vjetër’ megjithatë, ka humbur Miralem Pjanicin…
Pa Cristiano Ronaldo në skuadër, që ishte lënë në shtëpi për të pushuar, Juventusi ka korrur fitore në xhiron e 24 në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ e mposhti 2-0 në shtëpi Brescian, me golat e Paulo Dybala në pjesën e parë.
Këtë fitore e zbeh lëndimi i mesfushorit, Mirale Pjanic.
Ai lëshoi fushën i dëmtuar në minutën e 73’ dhe tani do të luftojë me kohën për t’u rikuperuar për sfidën në Champions League, që Juve do ta zhvillojë me Lyonin me 26 shkurt.