Juve në garë për Chiesan
Juventus është gati që të rikthehet sërish në garë për Federico Chiesan.
Një vit pas arritjes së marrëveshjes me futbollistin, por që do të prishej nga presidenti Commiso, tashmë klubi torinez po sheh sërish mundësinë për të bërë këtë lëvizje.
Kampionët e Italisë do të ofrojnë 60 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërkohë që synimi i tyre është që të futet në tratativa edhe Gonzalo Higuain apo Luca Pellegrini për të ulur vlerën.
Nga ana tjetër Juventus kërkon të “lirohet” nga Douglas Costa, që pëlqehet shumë nga Manchester United. Për fazën e sulmit në krye të listës vijon të qëndrojë Edin Dzekon, më të cilin është arritur një akord paraprak, por ende nuk është bindur Roma për ta lënë të lirë.
Nga Franca ndërkohë presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas ka saktësuar se talenti Housem Aouar mund të largohet këtë verë vetëm për shifrën e 50 milionë eurove. Mbetet të shihet nëse Juventus do të bëjë këtë lëvizje, por fillimisht duhet që të shesë ndoshta edhe Bernandeschin si dhe të largojë Khediran.