Juve në garë për Haalandin
31 tetor 2019
| 17:05
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus ka hyrë në garë për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.
19-vjeçari i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, gjë që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane. Sipas disa spekulimeve edhe “Zonja e Vjetër” dëshiron ta transferojë lojtarin gjatë afatit dimëror.
Disa raportime thonë që kampioni i Italisë është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për futbollistin norvegjez. Përveç Juventus, për shërbimet e futbollistit Haaland të interesuar mbeten Manchester United, City dhe Real Madrid. Haaland ka shënuar 22 gola gjatë këtij sezoni në vetëm 15 paraqitje për gjigantin