
Juve, një muaj pa Bonuccin
29 janar 2019
| 13:19
Mbrojtësi Leonardo Bonucci la fushën e lojës në ndeshjen ndaj Lazios për shkak të një dëmtimi dhe tashmë u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për ta përcaktuar edhe diagnozën e saktë.
Bëhet fjalë për një shembje në kaviljen e djathtë, ndërsa paraprakisht mjekët bardhezi parashikojnë një kohë rikuperimi prej rreth 30 ditësh.
Synimi është që Bonucci të vihet në dispozicion për sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, atë të 20 shkurtit kundër Atletico Madridit në “Wanda Metropolitana”.