Juve nuk e “harron” Pogban
04 shkurt 2019
| 11:30
Juventusi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.
25-vjeçari francez gëzoi kohë të arta dhe të mbushura me trofe te “Bianconerët” më parë, duke fituar katër tituj të Serisë A në mesin e shumë trofeve të tjerë midis viteve 2012 dhe 2016.
Mediumi britanik “The Express” raporton se, pavarësisht prej rizbulimit të formës së tij më të mirë nën drejtimin e Solskjaerit, Juventusi do të përpiqet ta nënshkruajë atë përsëri këtë verë. Çmimi i mesfushorit vazhdon të mbetet ende mbi 100 milionë euro, ndërsa vazhdon të pëlqehet edhe nga Real Madridi dhe Barcelona.