Juve nuk e lëshon Mandzukiqin
29 gusht 2018
| 15:08
Skuadra e Juventusit planifikon ta mbajë sulmuesin Mario Mandzukiq.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se “Bianconerët” kanë bërë gati kontratë të re për sulmuesin nga Kroacia.
Mandzukiqi është aktualisht i lidhur deri në vitin 2020 me rrogë prej 5 milionë euro në sezon, por me kontratën e re ai do të ketë rritje të pagës dhe mund të pensionohet te skuadra nga Torino.