Juve nxjerri një pikë ndaj Interit

24 tetor 2021 | 22:52

Interi dhe Juventusi kanë ndarë pikët në “Guiseppe Meazza” në kuadër të javës së nëntë të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen ku arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 17 me Edin Dzeko. Boshnjaku shfrytëzoi një top i cili përfundoi në këmbët e tij pas një goditje të Calhanaglu që fillimisht preku shtyllën.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të vendasve, me të dytën që nis me një Juventus pak me insistues për të gjetur golin.

Në minutat e fundit kur Interi po bëhej gati të festonte një fitore të rëndësishme, VAR i akordon një penallti “bardhezinjve” e cila kthehet në gol nga  Dybala.

Ky vendim irritoi trajnerin e Inzaghi i cili u ndëshkua me karton të kuq. Pas këtij barazimi, Interi mbetet në vendin e 3 me 18 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 6 me 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, mediet…