Juve ofron Dybalan për yllin e Unitedit

09 dhjetor 2020 | 14:20

Juventusi do të ofrojë Paulo Dybalan te Manchester Unitedi në formë shkëmbimi për Paul Pogban në janar, me përpjekjen për të shmangur shpenzimet financiare për të kthyer në klub mesfushorin francez.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi është “nxehur” nga komentet e agjentit të Pogbas, Mino Raiola që tha se lojtari preferon largimin në janar. Ai madje theksoi se Juventusi mund të jetë destinacioni i radhës i lojtarit.

“Zonja e Vjetër” tani dëshiron të shfrytëzojë rastin dhe ta marrë lojtarin pa bërë shpenzime. Dybala, që ka qenë edhe më herët i lidhur me një kalim në United, ka ngecur në Juve sivjet për shkak të lëndimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj në seancën e veçantë të…